Lahi Brahimaj kujton Abedin “Sandokanin”: “Që nga dita kur e mora në kufi, deri në rënien e tij, ishim miq e bashkëluftëtarë

08 tetor 2026 | 13:34

Gjenerali Lahi Brahimaj ka ndarë kujtimet e tij për Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”, duke rrëfyer takimin e parë me të në korrik të vitit 1997 dhe rrugëtimin e tyre të përbashkët si miq e bashkëluftëtarë.

“Abedin Rexhën e njoha në korrik të vitit 1997, kur po kalonte kufirin shqiptaro-shqiptar për të sjellë armatim, i cili ishte në mungesë të madhe për bashkëluftëtarët në Kosovë, por edhe për të qëndruar vetë në Kosovë, së bashku me një grup luftëtarësh: Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e disa të tjerë, shumë prej të cilëve sot janë heronj të luftës. I mora në brezin kufitar, në drejtim të Smolicës. Që nga ajo ditë e deri në ditën e rënies, ishim miq dhe bashkëluftëtarë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Sandokanit!”, ka shkruar Brahimaj.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas më…