Prokuroria jep detaje për vdekjen e 22-vjeçarit në vendin e punës

24 shkurt 2019 | 20:38

Një 22-vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës.

22-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës me inicialet K.J, ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës në Lipjan.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë se 22-vjeçari e ka humbur jetën teksa ishte duke pastruar rezervuarët e naftës.

“Viktima ka qenë duke punuar në pompën e derivateve “Labi Oil”. Duke e pastruar vendin ku vendoset karburanti e ka kap ajo makina edhe ka pasuar vdekja e tij. Bëhet fjalë për një djalë mbi 20-vjeçar”, ka treguar Beka për “lajmi.net”.

Beka ka thënë se për momentin rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pas autopsisë që do t’i bëhet viktimës atëherë do të qartësohen të gjitha rrethanat se si ka ardhur deri te vdekja e 22-vjeçarit.

Vdekjen e 22-vjeçarit, e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Prishtinës.

Në vitin që lamë pas, në vendin e punës kanë humbur jetën 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Venezuela gjendët në situatë eskaluese, për shkaka të përplasjes së…