Rusia dhe Ukraina përgatiten për shkëmbimin e të burgosurve

07 shtator 2019 | 14:41

Dy autobusë nën përcjellje të policisë kanë dalur nga Moska duke transportuar një numër të të burgosurve gjatë procesit të shkëmbimit të tyre me Ukrainën, raporton “Reuters”.

Agjencia e lajmeve “Interfax” ka raportuar  se një autobus me të burgosur ka arritur në aeroportin e Moskës dhe një aeroplan me simbole të qeverisë së Ukrainës ka ateruar.

Kush janë të burgosurit?

Regjisori Oleg Sentsov ishte arrestuar gjatë një proteste kundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, dhe u shpall fajtor për komplot të akteve terroriste.

Ai ka mohuar akuzat përderisa Shtetet e Bashkuara, BE-ja dhe vende tjera thanë se gjyqi i tij ishte i motivuar politikisht.

Marinarët e ndaluar u kapën së bashku me tre anije detare, ndërsa ata u përpoqën të kalojnë përmes ngushticës Kërç, e vetmja çasje në portet e Ukrainës në Detin e Azovit.

Në muajin maj një gjykatë ndërkombëtare urdhëroi Rusinë të lirojë marinarët dhe anijet.

Një avokat rus ka thënë për agjencinë e lajmeve “Tass” se disa të burgosur rusë po përgatiteshin për një shkëmbim të mundshëm. Sipas avokatit, ata janë persona të dënuar për komplot të sulmeve në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e plotë…