“Air Albania” ka realizuar fluturimin e parë drejt Italisë

30 shtator 2019 | 12:05

“Air Albania” ka bërë sot fluturimin e parë drejt Italisë. Avioni që ka realizuar  këtë udhëtim është quajtur “Migjeni”.

Avioni është i modelit “Boing 737 – 800”, një prodhim i vitit 2016 me kapacitet prej 160 pasagjerësh.
Janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t’i ofrojë pasagjerëve: në Romë, Milano dhe Bolonja.

Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar “Air Albania” ka sjellë uljen e çmimit të biletave.
Avioni i parë drejt Italisë ka çuar pasagjerë në Romë, ndërsa gjatë ditës do të niset drejt Malpensas në Milano, kurse pasdite do të udhëtojnë në Bolonja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Iljasa Salihu Të jetuarit nën një kulm vetëm me…