Katër emigrantë humbin jetën në Ishujt Kanarie

30 tetor 2019 | 15:35

Katër emigrantë janë mbytur dhe një është zhdukur në një përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie, kanë thënë të mërkurën autoritetet spanjolle.

Delegacioni i Qeverisë spanjolle në Las Palmas, ka deklaruar se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 34 emigrantësh afrikanë që lundronin në një barkë prej druri.

Një anije ngarkese që lundronte nën flamurin e Singaporit ka pranuar 29 të mbijetuar dhe ka tërhequr katër trupa rreth 600 kilometra në jug të Ishujve Kanare, raporton “AP”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liverpooli do të takohet me Arsenalin në kuadër të EFL…