Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani

02 janar 2020 | 14:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e heroit Ymer Alushani për vdekjen e nënës së heroit dhe më pas edhe të vëllait të heroit.

Nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se është pikëlluar nga vdekja e dyfishtë në familjen Alushani.

“I tronditur me humbjen e madhe në Familjen e heroit Ymer Alushani. Vdekja e nënës së heroit, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit, më pikëlloi pa masë. Ngushëllime familjes Alushani, për këtë humbje të dyfishtë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot në orët e hershme të mëngjesit nga një sulm…