VIDEO | Protestuesi me pajisje që lëshon fishekzjarre me breshëri, pamje shqetësuese nga protesta
17 tetor 2026
| 19:54
Një tjetër episod shqetësues është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku një person shihet duke mbajtur në duar një pajisje që lëshon fishekzjarre në seri, në formë breshërie.
Në pamje, protestuesi e drejton pajisjen përpara dhe lëshon disa fishekzjarre njëri pas tjetrit, ndërsa përreth ndodhen edhe persona të tjerë.
Pamjet shtojnë shqetësimet për mjetet piroteknike që po përdoren gjatë protestave dhe që rrezikojnë jetën e efektivëve të policis, por edhe të protestuesve të tjerë.
Deri tani nuk ka informacion nëse personi është identifikuar apo nëse autoritetet kanë sekuestruar pajisjen.



