Protestuesit i vënë flakën një makine dhe katit të parë të Gjykatës së Lartë, tensionet arrijnë kulmin
17 tetor 2026
| 19:38
Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre.
Së fundmi gazetarja Elda Menga raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë.
Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.
Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.
Ky incident vjen pas flakëve te ish-hotel Dajti, që tashmë shërben di filial i Bankës së Shqipërisë.



