Isufi e përjashton Gjilanin nga gara për titull

24 shkurt 2020 | 12:05

Ish-trajneri i Ferizajt, Bekim Isufi ka dhënë një deklaratë befasuese për futbollin e Kosovës.

Ai ka thënë se futbolli në Kosovë po përmirësohet gradualisht. “Vit pas viti, futbolli kosovar po përmirësohet dhe po bëhet edhe më i bukur. Është gjë e mirë se gjërat po bëhen më mirë dhe po ngritët cilësia”, ka thënë Isufi në ‘Arena Sportive’, përcjell Sheshi.

Tutje, ai tregon se skuadra e Gjilanit nuk e bind për titull. “Skuadra e Gjilanit nuk më bind. Përkundër investimeve, ata duken se nuk janë të gatshëm”, ka shtuar Isufi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”…