7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë
16 tetor 2026
| 15:33
Adea Azemi, në moshën vetëm 7-vjeçare, ka fituar titullin e kampiones së botës në sportet marciale, në kategorinë MAA, në një garë të mbajtur në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Suksesi në Francë vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme të 7-vjeçares. Më herët, Adea kishte fituar titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.
Ajo e kishte arritur këtë sukses në Kampionatin Evropian, të mbajtur në qytetin historik ku kishte lindur nobelisti Günter Grass.



