Trumpi për gjendjen e Johnsonit: Ai është shumë i fortë, nuk dorëzohet

07 prill 2020 | 10:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u është bashkuar udhëheqësve botërorë në përkrahje të kryeministrit britanik, Boris Johnson, duke i dëshiruar shërim të shpejtë pasi u dërgua në kujdes intensiv për shkak të infektimit me koronavirus.

Në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha: “Dua t’ia dërgoj uratat më të mira një miku tim të madh dhe një miku të madh të kombit tonë, Boris Johnson. Jemi shumë të pikëlluar me lajmin se ai u dërgua në kujdes intensiv. Të gjithë amerikanët po luten për të. Ai vërtet është dëshmuar si mik i mirë. Ai është shumë i fortë, i vendosur. Nuk tërhiqet, nuk dorëzohet”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan tha para gazetarëve se ka kërkuar nga tri kompani të ilaçeve që të kontaktojnë me Londrën menjëherë për t’i ofruar mbështetje mjekësore kryeministrit britanik.

“Do të shohim nëse mund të ofrojmë ndihmë. I kemi kontaktuar të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Urime për shërim të shpejtë kryeministrit britanik i dërgoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “E tërë përkrahja ime për Boris Johnsonin, familjen e tij dhe popullin britanik në këtë kohë të vështirë. Uroj që ta kalojë shpejt këtë sprovë”, tha kreu i Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes…