Avdullah Hoti, LV-së: Do të zhgënjeheni keq

02 maj 2020 | 12:26

Avdullah Hoti ka bërë thirrje për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kurse ka një paralajmërim për ata që sipas tij, po tentojnë ta shfrytëzojnë pushtetin për ta rrënuar ekonomike dhe ta kufizuar lirinë e njerëzve në pandemi. Sipas Hotit ata do të zhgënjehen keq, raporton “Epoka e re”.

“Kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së përkohshme për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq”, ka shkuar Hoti në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Avdullah Hotit:

Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet nga të gjithë, pa asnjë kundërshtim, me urtësinë dhe detyrimin që kemi ndaj vendimeve të këtij institucioni gardian të Kushtetutës. Vetëm kështu e avancojmë demokracinë tonë. Nuk ka rrugë të dytë.

Në anën tjetër, kushdo që e shfrytëzon këtë kohë të masës së PËRKOHSHME për të degraduar institucionet ekzekutive të vendit, rrënimin e ekonomisë dhe përdorimin e pandemisë për të shkelur liritë tona themelore, do të zhgënjehet keq, siç po zhgënjehen çdo ditë përmes shpalljes së vendimeve të tyre kundër kushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës, duke e zgjedhur një Qeveri të re në përputhje me Kushtetutën, nuk do të lejojë që qytetarët dhe institucionet të merren nëpër këmbë nga struktura politike pa legjitimitet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2…