Daut Haradinaj për Adrian Krasniqin: Edhe pas 29 vitesh, mbetet luan i pathyer i UÇK-së
16 tetor 2026
| 12:26
Ish-deputeti Daut Haradinaj ka kujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adrian Krasniqi, duke theksuar se ai vazhdon të mbetet i gjallë në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të popullit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Adrian Krasniqi i ka bashkuar njerëzit ashtu siç ka bërë gjithmonë, ndërsa edhe pas 29 vitesh në përjetësi, kujtimi për të mbetet i freskët.
“Adrian Krasniqi na bashkoi ashtu siç na ka bashkuar gjithmonë. Ai, edhe pas 29 vitesh në përjetësi, mbetet i freskët në kujtesën tonë si luan i pathyer i UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.



