Protestë në Tiranë dhe në disa qytete, tensione të forta në Lezhë
Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora janë zgjuar këtë të premte me protesta.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht.
Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë.
Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai, raporton TCh.



