AKK dhe MAPL mbajnë punëtori për avancimin e kornizës ligjore të vetëqeverisjes lokale 2027 – 2031

16 tetor 2026 | 11:54

U mbajt punëtoria njëditore e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me përkrahjen e OSBE-së, me Kolegjiumin e Zyrtarëve Ligjor, në kuadër të hartimit të Strategjisë për Vetëqeverisjen Lokale 2027 – 2031.

Punëtoria kishte për qëllim shqyrtimin e Objektivit Strategjik 1 – “Avancimi i Kornizës Ligjore për Vetëqeverisjen Lokale”, identifikimin e çështjeve që kërkojnë plotësim, qartësim dhe harmonizim ligjor, si dhe mbledhjen e komenteve, sugjerimeve dhe rekomandimeve nga pjesëmarrësit.

Gjatë diskutimeve u trajtua rëndësia e avancimit të kornizës ligjore, qartësimit të kompetencave dhe përgjegjësive institucionale, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

Në përfundim, u theksua nevoja që komentet dhe rekomandimet e pranuara të merren parasysh gjatë rishikimit dhe finalizimit të strategjisë, me qëllim të krijimit të një kornize ligjore më të qartë dhe funksionale për vetëqeverisjen lokale në periudhën 2027 – 2031.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot raportin “Reforma në…