Fazliu rrëmben të artën në Dubrovnik

03 tetor 2020 | 16:54

Xhudistja Laura Fazliu ka shkëlqyer sot në Kupën Evropiane në Xhudo që po zhvillohet në Dubrovnik duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Nga katër meçe ajo arriti të fitojë tre prej tyre, duke mbledhur 30 pikë, më së shumti nga pesë garueset në kategorinë 63 kilogramë.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti xhudisten serbe Anja Obradoviq, derisa në të dytën e ka mposhtur kroaten Iva Oberan. Ndeshjen e tretë ajo e fitoi ndaj sllovenes, Lia Ludvik. Kurse e humbi meçin e fundit ndaj serbes, Tea Tintor. Në Dubrovnik janë duke garuar edhe xhudisti japonez Shigeki Nakamura, që përfaqëson Kosovën, si dhe Flaka Loxha, që të dy tashmë janë kualifikuar në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër…