Sonte në Belgjikë presim fitoren e boksierit shqiptar Arigon Avdimetaj kundër hungarezit Karoly Botos
10 tetor 2026
| 21:00
Atmosferë e jashtëzakonshme në Zoutleeuw të Belgjikës, ku sonte do të zhvillohet një meç i boksit profesionist mes boksierit shqiptar nga Strellci i Deçanit, Arigon Avdimetaj, dhe hungarezit Karoly Botos.
Salla është e mbushur me shumë shikues, të cilët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe po e përcjellin me entuziazëm këtë përballje të rëndësishme.
Arigon Avdimetaj, i cili jeton në Belgjikë, po kërkon të tregojë përgatitjen dhe forcën e tij në ring, ndërsa mbështetësit shqiptarë janë të pranishëm për ta përkrahur boksierin nga Strellci i Deçanit.
Përballja do të zhvillohet rreth ores 22:00, në qytetin e Zoutleeuw, në Belgjikë.





