Pas ambasadores amerikane, Abazoviq takon edhe ambasadorin gjerman

08 dhjetor 2020 | 12:23

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Podgoricë, Robert Weber.

Abazoviq ka thënë se Weber bën në vazhdimësi punë të madhe në shërbim të demokratizimit të Malit të Zi.  “Gjermania mbetet një mike e madhe e vendit tonë dhe një partner i besueshëm në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Abazoviq në llogarinë e tij nw “Twitter”.

Një ditë me herët, Abazoviq ka takuar edhe ambasadoren amerikane në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka filluar takimin…