Kjo është mosha e pesë personave që humbën betejën me Covid
16 dhjetor 2020
| 15:07
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se mosha e pesë personave që kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infeksionit me Covid janë nga mosha 58 deri në 78 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.



