Elmi Reçica përkujton Isa Likën – Komandant “Iliri”, në 20-vjetorin e vrasjes së tij

20 tetor 2026 | 00:15

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial të UÇK-së, te Teqeja në Tetovë, si dhe ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Universitetin e Tetovës, në nderim të bashkëluftëtarit, bashkëveprimtarit dhe familjarit të tij, Isa Lika – Komandant “Iliri”, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Me këtë rast, Reçica ka kujtuar jetën, veprën, sakrificën dhe kontributin e Komandant “Ilirit” në rrugën drejt lirisë, duke theksuar se humbja e tij mbetet një plagë e rëndë në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Ai ka vënë në pah se jeta dhe veprimtaria e Isa Likës do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e historisë kombëtare dhe dëshmi e përkushtimit ndaj idealeve të lirisë, dinjitetit dhe atdheut.

Lavdi jetës dhe veprës së Isa Likës – Komandant “Iliri”!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria ka miratuar pa humbur kohë vendimin për shpërblimin financiar…