Plagoset 58-vjeçarja në Podujevë, shoqërohen në polici dy persona

21 dhjetor 2020 | 11:27

Mbrëmë në ora 23:50 policia ka është pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Është bërë me dije se me të dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit, janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur një femër 58-vjeçare me inicialet Sh. Zh., e cila ka marr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo-policore, janë sekuestruar dy armë zjarri dhe 13 copë fishekë.

Ndërlidhur me rastin, në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të dyshuar: 62-vjeçari N. Zh dhe 23-vjeçari M. Zh, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në këtë rast.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave, përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…