Sejdiu: Nëse nuk votohet buxheti i vitit 2021, i gjithë sistemi i financave shtetërore mund të jetë jo funksional

25 dhjetor 2020 | 12:35

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se nëse nuk votohet buxheti i vitit 2021 ka mundësi që i gjithë sistemi i financave shtetërore të jetë jo funksional.

Sejdiu përmes një postimi në “Facebook”,  ka shkruar se nëse nuk votohet buxheti, nuk do të ketë paga e as pagesa bizneseve për punët publike si dhe transferet sociale do të ndalen. “D.m.th nëse nuk votohet buxheti i vitit 2021, mundësi reale ka që i gjithë sistemi i financave shtetërore të jetë jo-funksional. Pra paga nuk do ketë, pagesa bizneseve për punët publike nuk do bëhen, transferet sociale do ndalen. Kësaj mund t’i themi, sërish vjen Marsi”, ka shkruar Sejdiu.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Negociatorët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian nënshkruan një marrëveshje…