Molliqaj: LDK-ja nuk ka kuptim të ekzistojë

29 dhjetor 2020 | 23:16

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për LDK-në se kjo parti nuk ka kuptim që të ekzistojë. Sipas Molliqajt, LDK-ja nuk përfaqëson sot asgjë, shkruan Express.

“LDK sot s’ka kuptim me ekzistuar. Çka përfaqëson sot LDK-ja? Me thane je institucionalit? S’ka kuptim. Me thanë jemi me perëndimin? S’ka kuptim”, është shprehur Molliqaj.

Tutje, Molliqaj tha se Vetëvendosje po rritet për shkak se e mbështet Gjykatën Speciale.

“VV’ja është rritur edhe për një arsye tjetër, sepse e mbështet Gjykatën Speciale”, ka thënë Molliqaj.

“Në Kosovë, ka të tillë që besojnë se Kosova do të çlirohej edhe pa luftë”, shtoi Molliqaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United e mbyll me një fitore dhe në vendin…