Efektshmeria e protestave të vitit 2026 në Kosovë

09 tetor 2026 | 10:53

Dr. Sc. Salihe Salihu

Në Kosovë, gjatë vitit 2026, u mbajtën një seri e protestave për drejtësi në mbrojtje të akuzuarve në Hagë, të cilët u dënuan me dënime drakonike.

Të gjitha protestat ishin masive dhe kishin përkrahje solidare, por protestat pas 16 shtatorit nuk ishin vetëm solidare, por kishin përmbajtje të efektshmërisë.

Efektet kryesore të protestave janë të fushës politiko-juridike:

-Protesta tri javore nga të rinjtë e Kosovës ishin të efektshme, sepse ngritën zërin për drejtësi kundër padrejtësisë ndaj vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës;

Protestat patën efekt edhe tek aktorët politikë vendorë. Ju dhanë leksion të gjithëve se vetëm KOMPROMISI është çelësi për qeverisjen stabile të vendit. Ky kompromis e zbehu rivalitetin e përbëruar mes partive.

Protestat nuk ishin kundër qeverisë, por e ndihmonte qeverinë që të merr vendime sipas vullnetit të popullit.

Protesta patën efekt të fuqishëm juridik. Parlamenti miratoi Ligjin për ndryshime të dispozitave të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protestat, përpos ndikimit për miratim e Ligjit të sipërpërmendur në Parlament të Kosovës, qëndron edhe si bazë e fortë në mbrojtje të qeverisë kundër ndërkombëtarëve. Përfaqësuesit e UE-së mund të shtrojnë trysni ndaj qeverisë për procedim të Ligjit dhe t’i akuzojnë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Prandaj, protestat gjithëpopullore janë një argument që qeveria dhe deputetë ishin të detyruar për ta miratuar Ligjin në përputhje të kërkesave gjithëpopullore.

Protestat, përveç plotësimit të miratimit të Ligjit në Parlament, kanë efekt të mëtejshëm, sepse ngarkuan përfaqësuesit e popullit që të vazhdojnë për korrigjimin e defekteve në sistemin e drejtësisë në nivelin ndërkombëtar, specifikisht vendimin e gjykatës në Hagë.

Protestat gjithëpopullore patën efekt të stabilitetit në Kosovë. U konstituan të gjitha organet shtetërore dhe zgjodhën presidentin konsensual – një presidente që ka përvojë të gjatë në detyra shtetërore.

Caktimi në përzgjedhje të akademikes Justina Shiroka Pula ngriti vlerat e reputacionit të Kosovës në nivel ndërkombëtar në aspektin religjioz, duke dëshmuar se shqiptarët kanë tolerancë ndërfetare dhe në krye të shtetit është një presidente me përkatësi fetare krishtere. Kjo tolerancë do të merret si shembull i mirë në tërë botën, në veçanti, në universitete ku studiohet paqja dhe zgjidhja e konflikteve.

Efektshmëria tjetër që mund ta rendisim në këtë analizë është se protestat sollën Rikujtesën e vuajtjeve të popullit tonë. Vuajtjet e popullit tonë nga gjenocidit serb që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Protestat patën efekt duke i vetëdijesuar të gjithë, pavarësisht se ku jemi apo ku veprojmë, që kemi shumë punë për të bërë për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë për liri dhe për të kërkuar drejtësi në nivel ndërkombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në…