Reshje shiu në vend, Policia apelon për kujdes në trafik

09 tetor 2026 | 10:12

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik gjatë ditëve me reshje shiu, mjegull dhe rrugë të lagështa.

Përmes një fotografie të publikuar në “Facebook”, Policia ka dhënë udhëzime për ngasësit, duke apeluar për respektimin e rregullave të trafikut dhe përshtatjen e sjelljes në timon me kushtet atmosferike.

Mjegulla, shiu dhe rrugët e lagështa kërkojnë kujdes të shtuar. Gjatë gjithë këtij sezoni, ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon”, thuhet mes tjerash në apelin e Policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po qëndrojnë…