Rama takohet me zyrtaren e Këshillit të Evropës, diskuton sfidat e komunave

09 tetor 2026 | 09:21

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit, Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen komunat, forcimin e demokracisë lokale dhe nevojën për bashkëpunim më të mirë mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e qasjes më të drejtpërdrejtë të komunave në fondet evropiane dhe ndërkombëtare.

Rama tha se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e…