Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU ‘Gjakova’ ua ndërpret ujin konsumatorëve

08 tetor 2026 | 16:43

KRU “Gjakova” ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me obligime të papaguara ndaj kompanisë.

Njësia e Shkyçjes dhe Kontrollit ka ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve, borxhet e të cilëve kanë kaluar 2 mijë euro, ndërsa në disa raste kanë arritur edhe mbi 3 mijë e 700 euro.

Konsumatorët me borxhe të tilla janë shkyçur menjëherë nga rrjeti, ka njoftuar KRU “Gjakova”.

Kompania ka apeluar te të gjithë konsumatorët që nuk i kanë kryer obligimet ndaj saj që t’i shlyejnë ato me kohë.

“KRU ‘Gjakova’ Sh.A. apelon te të gjithë konsumatorët që nuk i kanë kryer obligimet ndaj kompanisë që t’i shlyejnë ato me kohë. Kompania do të vazhdojë me shkyçjet dhe nuk do të kursehet asnjë konsumator me borxhe të papaguara”, është thënë në njoftim.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masat ndaj konsumatorëve që kanë obligime të papaguara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë renditur…