Vlora Spanca rizgjedhet Auditore e Përgjithshme e Republikës së Kosovës

05 tetor 2026 | 15:23

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash të hënën, me 5 tetor 2026, ka rizgjedhur Vlora Spancën në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, për një mandat të ri pesëvjeçar. Rizgjedhja e Auditores së Përgjithshme u bë me propozim të U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP).

Znj. Spanca ka mbajtur pozitën e Auditorit të Përgjithshëm dhe ka udhëhequr Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) gjatë pesë viteve të fundit (2021-2026) duke drejtuar institucionin në përmbushjen e mandatit të tij kushtetues dhe ligjor dhe në avancimin e rolit të auditimit publik. Kontributi i saj në udhëheqjen e ZKA-së, ka qenë kyç në forcimin dhe përmirësimin e proceseve të menaxhimit të përgjegjshëm të parasë publike.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mirënjohëse ndaj deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për besimin e dhënë, shpreh përkushtimin për të vazhduar përmbushjen e mandatit të Auditores se Përgjithshme dhe drejtimin e ZKA-së me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet. Ajo zotohet se edhe në mandatin e ri, ZKA do të vazhdojë të punojë për forcimin e llogaridhënies, transparencës se menaxhimit të mirë të parasë publike, gjithnjë në shërbim dhe për interes të qytetarëve të  vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është…