PIRAMIDA QË SHËNOI KUFIRIN, POR NUK NDAU SHPIRTIN SHQIPTAR

04 tetor 2026 | 18:15


Ismet Sylejmani

Në mes të kufirit të Kosovës me Shqipërinë sot, dikur ishte kufiri i Shqipërisë me Jugosllavinë, qëndroi kjo piramidë dhe plot të tjera sikur kjo, e rrahur nga erërat, nga shirat dhe nga vitet!

Një gur i heshtur kufiri i harruar dhe i braktisur, por që zgjon kujtime, dhimbje dhe mall për shqiptarët në të dyja anët, por edhe urrejtje per shtetin pushtues qe i ndau shqiptarët për vite, dekada e më shumë se një shekull!

Përballë piramidës ndarëse, vargmalet shqiptare vazhdonin njëra pas tjetrës, pa e njohur ndarjen!

Po kështu vazhdoi gjuha, traditat e zakonet, memorja historike dhe dashuria për njëri-tjetrin!

Kjo piramidë shënoi vijën kufitare mes dy shteteve, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë e me vonë Serbisë, por rreth e rrotull saj jetoi një popull me rrënjë të përbashkëta, me histori dhe me zemër shqiptare!

Historia dëshmoi se guri mund ta shënojë kufirin, por shpirtin e Kombit nuk mundi ta ndajë!

Jugosllavia u shpartallua, u shpërbë, i gjakosi popujt që jetuan në të!

Shqipëria qëndron vertikalisht, marshon përpara dhe fitimtare!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftën titanike e heroike, me gjakun e derdhur te Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, por edhe me perkrahjen e Nënê Shqipërisë dhe me ndihmen e aleatit të kombit shqiptar SHBA, e shkuli gurin e kufirit te RSFJ-se e te Serbisë pushtuese që na mbante të ndarë por kurrë të përqarë, ndonëse atë synim e qëllim kishin ideologët dhe ushtritë e tyre pushtuese antishqiptare!

Prishtinë, 4 Tetor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist…