Hamza pas mbledhjes së PDK-së: Optimist që Ligji për Specialen nesër kalon në Kuvend

04 tetor 2026 | 18:10

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist që plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kalojë nesër në Kuvend.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e iniciatives.

“Këto janë dinamikat dhe nesër, në seancën e Kuvendit, do të jetë në rend dite plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kjo është një iniciativë e PDK-së, e përkrahur edhe nga qytetarët, për çka shpreh falënderimin tim. Iniciativa tashmë ka marrë edhe aprovimin e Qeverisë.

Jam optimist se nesër do ta përkrahin të gjithë deputetët, në mënyrë që ky ligj të miratohet me mbështetje të gjerë në Kuvend”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tre lëkundje të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e së dielës…