Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

09 tetor 2026 | 09:15

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, duke i hapur rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Për miratimin e reformës kërkoheshin pikërisht 84 vota. Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive me njësi të tjera vendore.

Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar gjatë gjithë ditës me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale. Në momentin e votimit, deputetët e PD-së tentuan të bllokonin procesin, duke kërkuar nga drejtuesi i seancës që votimi të mos zhvillohej.

Pro projektligjit të kundërshtuar fort nga opozita votoi edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili kishte kundërshtuar publikisht hartën e re territoriale në disa fjalime të tij.

Pas përfundimit të seancës, ai tha se vijonte të ishte kundër reformës dhe se do ta shpjegonte votën e tij ditën e premte, shkruan Euronewsal.

Debatet për reformën territoriale dhe projektligjet e tjera zgjatën rreth 14 orë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mori pjesë në debat, por ishte i pranishëm në momentin e votimit të projektligjit.

Në momentin që nisi procesi i votimit, deputetë të tjerë të opozitës hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Akademik Arsim Bajrami NARRACIONI I GABUAR I ARSYETIMIT TË…