Biblioteka Kombëtare synon pjesëmarrjen në Panairin e Frankfurtit

09 tetor 2026 | 10:01

Përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po qëndrojnë në Frankfurt, ku po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Librit, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit dhe promovimit të botimeve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës, Bekim Aliu, Shqipe Canolli Haziri dhe Berat Dakaj ndoqën aktivitetin e rrjetit letrar “Traduki”, të organizuar në stendën e botuesve zviceranë, ku autorë dhe përkthyes diskutuan për sfidat e përkthimit letrar.

Ata zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues të organizimit të panairit, ku shqyrtuan mundësinë që Biblioteka Kombëtare e Kosovës të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, për të prezantuar botimet e autorëve nga Kosova.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e bibliotekës vizituan edhe stendën e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, së bashku me konsullin e përgjithshëm të Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, dhe konsullin Hyzri Bunjaku.

Sipas Bibliotekës Kombëtare, këto takime përbëjnë një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e prezencës së librit shqip në skenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e…