Justina Shiroka-Pula nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka-Pula, është nderuar me Çmimin për Arritje Jetësore në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, nga Fondacioni Jahjaga.
Çmimi iu dha më 1 dhe 2 tetor 2026, në kuadër të konferencës “Partneriteti për ndryshim – Gratë që transformojnë sistemet”, organizuar nga Fondacioni Jahjaga. Ky vlerësim i është akorduar prof. dr. Justina Shiroka-Pulës për kontributin e saj shumëvjeçar në fushën akademike, shkencore dhe institucionale, si dhe për angazhimin e saj në fuqizimin e rolit dhe lidershipit të grave. Çmimi për Arritje Jetësore i Fondacionit Jahjaga u jepet personaliteteve të shquara, kontributi i të cilëve ka ndikuar në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu, çmimi vlerëson përpjekjet për promovimin e barazisë dhe drejtësisë, forcimin e paqes dhe përparimit demokratik, si dhe kontributin në frymëzimin e gjeneratave të ardhshme. Nderimi i prof. dr. Justina Shiroka-Pulës përbën një mirënjohje të rëndësishme për kontributin e saj ndër vite dhe për rolin e saj në jetën akademike, shkencore dhe institucionale të Kosovës.




