Reagon OVLUÇK-ja: Kurti dhe Sveçla dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit
06 tetor 2026
| 12:17
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar dje nga Policia e Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve në sheshet e Prishtinës.
“Ajo që ndodhi dje është një njollë e rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, dy dezertorë të luftës, e vunë Policinë përballë veteranëve tanë, të cilët luftuan, u plagosën dhe dhanë gjymtyrët e tyre për ta bërë të mundur këtë shtet”.
“Plagët e veteranëve ende nuk janë shëruar, ndërsa pushteti dje urdhëroi që mbi ta të ushtrohej dhunë nga uniforma e shtetit për të cilin luftuam”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.



