PAS PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ, EDHE UDHËHEQËSI ALI AHMETI NDERON HEROIN E KOMBIT XHEVAT QERIMI

05 tetor 2026 | 23:38


Ismet Sylejmani

Pas Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, edhe Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti vendos lule dhe bën homazh pranë varrit të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi, në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan!

Nderim, përulje dhe mirënjohjeje për jetën, veprimtarinë politiko-patriotike atdhetare, gadishmërinë për sakrificën sublime luftarake çlirimtare të Heroit të Kombit e Komandantit të njësiteve të para të UÇK-së Xhevat Qerimi, emri i të cilit mbetet i përjetshëm në memorien e popullit shqiptar!

Lulet dhe homazhet pranë varrit të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi, janë shprehje respekti për një jetë të tërë kushtuar lirisë, çlirimit e Pavarsisë së Kosovës nga Serbia pushtuese dhe një dëshmi se Heronjtë dhe Dëshmorët, jetojnë në ndërgjegjen e kombit, në nderimin e bashkëluftëtarëve dhe në memorien e brezave që do të vijnë valë-valë!
Të mëdhenjtë nderohen nga të mëdhenjtë!

Presidenti i Shqipërisë e Udhëheqësi i Kombit me lulet dhe homazhet, kanë nderuar drejtuesin e lartë të LPK-së, Atë të cilin, i cili ishte i gatshëm të shkrihej në çdo çast e me çdo gjë, për interesat e popullit, Atdheut dhe Kombit!

Prishtinë, 5 Tetor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mosvotimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara ka nxitur reagime…