2021, viti i pandemisë politike

23 dhjetor 2021 | 23:55

Shkruan: Astrit Gashi

Të dashur miq një vit i vështirë për mbarë njerëzimin në përgjithësi, e për shqiptarët ne veçanti po iken…. Përveç pandemisë e cila goditi çdo popull, shqipëtarët e goditën veten e tyre me një pandemi tjetër edhe më të rrezikshme, me atë politike…
Sa u përket metodave, nuk dallojnë nga vitet e komunizmit klasik që edhe vendet si Kina e Korea do t’ia kishin zilinë kryeministrit Kurti i cili kishte sloganin e njohur “Erdhi Dita” e në realitet në këto ditë të acarta po i presim në terr pra realiteti diçka tjetër “Erdhi Terri”……
Politikës populiste pandemike më së shumti i fryejnë disa demagogë të diasporës të cilëve jo vetëm Kosova dhe familjet e tyre ua panë sherrin por edhe vendet nga vinin sepse i dhanë këmbë pandemisë dhe përhapën në një vend me dendësi të popullsisë më të madhe në Europë. Më një fjalë popullore e sollën dreqin në derë dhe thyen qafën nga erdhen…
Sikur të mos mjaftonte kjo, Kosovën dhe shqipëtarët i goditi një rrufe, edhe Gjykata Speciale e cila me trurin dhe brumin e kasapit të Ballkanit Milosheviq dhe kusarëve të tij e me stema dhe uniformë të Kosovës po njollosë gjithçka shqipëtare. …….
Të akuzuarit atje se njohin as veten e tyre me akuza fantazmë të nxjerra nga sherbimet serbe dhe kusarët e tyre shqipëtar.
Kjo gjykatë e çmendur e “Kosovës” duke sajuar dosje shumë herë më të medha se te kriminelëve, Milloshoviç-Mlladiç-Sheshel…
E PPP – Politika e Poshtër Pandemike e Kosovës nuk sheh asgjë por në heshtje i gëzohet arrestimit të individëve që mbanin pozita politike në Kosovë….
Sot nuk mund të presim reagimin nga një kryeministër demagog i cili në asnjë shtet në botë nuk do të ishtë bërë kryeministër pas qebeve te Biqes në pikë të verës që si perdori për ngrohje por për të mbuluar ftyrën para policise së Kosovës.
E kur flasim për politikë pandemike nuk mund të mos i përmendim edhe shokët e atyre që janë padrejtësisht në Hagë. Ata heshtën edhe atëherë kur ish njeriu kryesorë i Eulex dëshmoi se kjo gjykatë është kundër Kosovës dhe UÇK-së.
Partitë opzitare bëjnë politikë me amanete të rreme dhe luten që kjo të zgjasë sa më shumë që liderët e tyre të mbesin të mbyllur.
Heshtja e tyre është miratim i krimit, asnjë protestë, asnjë reagim edhe pse Kosova kurrë në histori nuk ka qenë më keq politikisht duke rrezikuar aleatët strategjik.. në terr pa opozitë më qeveri që udheheqe lideri suprem eh çka ….
Çka kanë mbjellë po korrin por faturën nuk po e paguajnë vetëm ata atje por i gjithë populli i Kosovës…..
Ky vit i mbrapshtë pandemik iku por ne duhet të zgjohemi sepse duke fjetur po i bejme sherbimin më të mirë armiqve të kombit tanë.
Miqë, shokë e idealistë që e doni këtë tokë të shenjtë, ngrihuni dhe largoni këta njerëz të çmendur, pozitë dhe opozitë, ta dezinfektojmë këtë klasë të sëmurë poltike që më së paku i shërben Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka…