Këshilltari i Pacollit: Marrëveshja AKR-LDK mund të arrihet brenda dy ditësh

05 janar 2021 | 23:45

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Ai ka bërë me dije se lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i LDK-së Isa Mustafa janë duke vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai në një lidhje në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka pohuar se marrëveshja me LDK-në mund të arrihet brenda dy ditësh.

“Mendoj se është në rrugë të mirë marrëveshja. Dhe kjo mendoj se do të përfundojë brenda dy ditësh”, ka thënë Zyberaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se deklarata e…