Tahirbegolli: Rinia pejane çdo ditë e më tepër po i bashkohet AAK-së

10 janar 2021 | 20:35

Kryetari i Rinisë së AAK-së në Pejë, Doan Tahirbegolli, gjatë një takimi me rininë në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Daut Haradinaj, ka thënë se rinia pejane çdo ditë e më tepër po i bashkohet AAK-së.

“Kishim kënaqësinë, që sot në mesin tonë ta prisnim gjeneralin, Daut Haradinaj. Po e citoj gjeneralin: ‘Peja që është sot, nuk përputhet me emrin që e quanim dikur si ‘Lulja e Dukagjinit’, këta që e qeverisin sot e kanë shndërruar në qytet pa perspektivë, zhvillim dhe mirëqenie’. Andaj, ne si të rinj jemi mobilizuar fuqishëm që bashkarishtë ta bëjmë ndryshimin e sigurt, në zgjedhjet nacionale por edhe ato lokale”, ka shkruar Tahirbegolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës me…