Lladrovci formon qendër operative emergjente pas vërshimeve në disa zona të Drenasit

11 janar 2021 | 11:10

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim për formimin e Qendrës Operative Emergjente.

Për shkak të gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut, me ç’rast ka pasur edhe vërshime në disa zona, Kryetari Lladrovci në mbledhjen e mbajtur të bordit ka marr vendim për formimin e Qendrës Emergjente.

Kjo qendër emergjente kryesohet nga kryetari Ramiz Lladrovci, ndërsa marrin pjesë edhe drejtorët e drejtorive Komunale, QKMF-ja, Stacioni Policor në Drenas, KRP “Pastrimi”, KRU “Ujësjellësi”, KEDS-i, FSK-ja dhe shërbimi i Zjarrfikësve.

Qendra Operative ka për obligim të monitoroj gjendjen në Komunën e Drenasit pas gjendjes së krijuar nga vërshimet dhe t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Qendra Operative çdo veprim duhet të ndërmarr në përputhje me Planin Operativ Emergjent.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
N.T.P "SADA" me seli në Podujevë, shpall të pavlefshme ceetifikatën…