Haxhi Shala viziton Teqen e Shejh Myhidinit në Nivokaz
03 shkurt 2021
| 21:48
Kandidati i AAK-së për deputet, Haxhi Shala, ka vizituar Teqen e Shejh Myhidinit në Nivokaz.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është kënaqësi dhe nderë të takosh Shejh Myhidinin, djalin e Shejh Shefqetit.
“Sonte, isha për vizitë në Teqen e Shejh Myhidinit, në Nivokaz. Është kënaqësi dhe nderë të takosh Shejh Myhidinin, djalin e Shejh Shefqetit. Faleminderit për këtë mikëpritje! Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim! #RamushHaradinaj1 #HaxhiShala10 #AAK135″, ka shkruar Shala.



