Besnik Tahiri: Obiliqi po i jep mbështetje programit të AAK-së dhe presidentit në ardhje Ramush Haradinaj
Partia e Ramush Haradinajt fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Obiliq.
Kandidati për deputet i AAK-së, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë, Besnik Tahiri, ka thënë se Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj.
Tahiri ka theksuar se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës.

“Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj. Vizionit të Aleancës i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike. E, këtë e ofron programi jonë, lideri ynë dhe lista e deputetëve, që po merr mbështetje nga qytetarët e vendit të dritave. Obiliqi, tani qytet i transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij, është shembull i qeverisjes së mirë. Faleminderit Xhafë!”, ka thënë Tahiri, i cili në listën e AAK-së mban numrin 5.




