Ukë Rugova angazhohet në fushatë, kërkon vota për LDK-në
Djali i dytë i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Uka, është angazhuar në fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ukë Rugova ka dal në terren që të kërkojë vota për LDK-në.
Kështu së paku shihet në një foto të publikuar nga Adnan Merovci, kandidat i LDK-së për deputet.
“Në Matiqan, me Ukën, trashëgimtarin biologjik dhe teashëgimtarët tjerë politik të Dijetarit RUGOVA, në Odën e Sherif VRAJOLLIT, veprimtar i devotshëm i LDK-së. Kuvenduam për vlerat e LDK-së, kundër askujtë! Fitore që po ndihet!”, ka shkruar Merovci në fotografinë e publikuar në facebook.
Kujtojmë se Adnan Mervoci ishte njëri ndër njerëzit më të afërt të Dr. Rugovës, ku së fundi ka publikuar edhe disa libra, ku ka rrëfyer historinë e tij me presidentin Rugova.




