Ali Ahmeti uron Albin Kurtin për fitoren

14 shkurt 2021 | 23:37

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për procesin zgjedhor.

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e…