Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente.
Sipas tij, presioni i protestuesve bëri që politikanët të arrijnë kompromis për projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe votimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula.
“Edhe fatkeqësisht, ka mujtë krejt me dështu, me hy në një terren krejt pa njohur. Por unë dua të them që, merita e krejt kësaj që ndodhi në sekondat e fundit, që Kosova me pasë president edhe ligjin, është meritë e qytetarëve të Kosovës… E protestuesve… Kjo është meritë e qytetarëve, ju i detyruat, qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata qindra, mijëra djem e vajza të reja, burra, gra e pleq, të gjithë ata që pandërprerë prej kësaj dite kanë qenë në protestë, ata përfundimisht ata e detyruan me ardhë tek kjo zgjidhje e ky kompromis… Asnjëherë! S’do të kishim… Nuk do të kishte asnjë marrëveshje, nuk do të kishte votim po mos të ishin protestuesit”, tha Limaj.



