Abdixhiku prezanton anëtaren më të re të LDK-së

21 mars 2021 | 12:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar anëtaren me të re të kësaj partie, Sibel Halimin.

Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Sibel Halimin e njeh si aktiviste e veprimtare të dalluar për të drejtat e njeriut e në veçanti për të drejtat e grave.

“Me angazhimin e saj tash e mbi një dekadë, ajo ka arritur që çështjet me rëndësi për barazi e avancim të gruas kosovare t’i vë në fokus të debatit publik. E kam admiruar gjithnjë për përkushtimin e madh”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Sibel Halimin e njoh si aktiviste e veprimtare të dalluar për të drejtat e njeriut e në veçanti për të drejtat e grave. Me angazhimin e saj tash e mbi një dekadë, ajo ka arritur që çështjet me rëndësi për barazi e avancim të gruas kosovare t’i vë në fokus të debatit publik. E kam admiruar gjithnjë për përkushtimin e madh.

Nga dje, ajo është anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder ta kemi në mesin tonë.

Sibeli është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”. Si ligjeruese në Fakultetin Filozofik, ajo ishte edhe anëtare e bashkëudhëheqëse e Shoqatës së Filozofëve në Kosovë.

Sibeli merret edhe me letërsi e publicistikë. Si sociologe ajo boton në vazhdimësi artikuj që trajtojnë problemet e shoqërisë kosovare dhe opsionet për tejkalimin e tyre. Deri tashti ka të botuar përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017) si dhe tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013) dhe “Me ekzistu është vetë kuptimi” (2020).

Sibel, mirë se vjen!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj është nominuar si gjyqtar në…