Veliaj: Të gjitha Exit Poll-et nxjerrin fituese PS-në, të presim me qetësi numërimin e votave

25 prill 2021 | 22:29

Erion Veliaj, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, në një konferencë për media pas procesit zgjedhor, ka thënë se të gjitha Exit Poll-et nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të presin deri në fund numërimin e votave.

“Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë e bukur, ka qenë një ditë frytdhënëse dhe mezi pres që ta çojmë deri në fund këtë ditë, duke filluar me procesin e numërimit. Lajm i parë i mirë që morëm është se të gjitha sondazhet, të gjitha ato që quhen exit poll-et, që janë një praktikë e re në Shqipëri na kanë nxjerr fitues në Republikë me 71-72 mandate, faleminderit faleminderit shumë. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se sa 72 mandate”, ka thënë Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në emisionin me te shikuar në vend ‘Kojshia Show’ këtë…