Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës
30 prill 2021
| 22:25
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim të përkohshëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës dhe sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.
“Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!”, ka shkruar Hoxhaj.



