434 raste aktive me koronavirus në vend
14 qershor 2021
| 08:41
434 raste janë aktualisht aktive me Covid-19 në Kosovë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruat vetëm shtatë raste aktive dhe një vdekje.
Sipas të dhënave nga IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, 107 mijë e 578 persona.
Por krahas kësaj edhe numri i personave të shëruar arrin në 104 mijë e 894, kurse vdekje janë shënuar gjithsejtë 2 mijë e 250.
“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste pozitive dhe vetëm një rast i vdekjes. Raste aktive në vend mbeten 434. Procesi i vaksinimit të qytetarëve gjithashtu është duke vazhduar çdo ditë në të gjitha qytetet e Kosovës”, thuhet në njoftim.



