Hakimi sot kryen vizitat mjekësore te PSG-ja

28 qershor 2021 | 08:08

Achraf Hakimi sot (e hënën) do t’i kryejë vizitat mjekësore në Paris dhe më pas do ta hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me PSG-në deri më 2026 dhe falë së cilës do të përfitojë 8 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh në sezon për pesë vjetët e ardhshëm.

Interi, ndërkohë, mund ta rregullojë bilancin duke arkëtuar 60 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për një total prej 70 milionësh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pavarësisht se tashmë ka nisur sezoni i verës e bashkë…