Goran Rakiq zgjidhet përsëri kryetar i Listës Serbe, i dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit bëhet nënkryetar

20 korrik 2021 | 19:52

Goran Rakiq është zgjedhur sërish kryetari i Listës Serbe me një vendim unanim të partisë.

Ndërsa nënkryetar u zgjodh Milan Radoiçiq, i cili dyshohet nga gjykatat e Kosovës si pjesëmarrës në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Nënkryetarë të tjerë u zgjodhën edhe Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq, sipas një deklarate të lëshuar për media nga Lista Serbe.

Në mesin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit përmenden edhe Zheljko Bojiq (shef i operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut), Milan Radoiçiq (afarist) dhe Zvonko Veselinoviq (afarist).

Më 2019 ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Radojçiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në traditën popullore shqiptare dasmat janë ceremoni gëzimi në ngrohtësinë…